Gjokoviçi me raketë të re “HEAD Prestige Pro”,  cili është sekreti i madh

Kur Rozher Federeri vendosi që ta ndërronte raketën e tij dhe të konkurronte me një raketë me “kokë” më të madhe, shumë analistë dhe kritikë thanë se ai ishte në veprim i dëshpëruar i një tenisti që po i afrohet “perëndimit” të karrierës së tij. Por, Fedeksi legjendar provoi të kundërtën dhe, mbas tre vitesh që po përdor raketën “Wilson Pro Staff”, ai është bërë i papërmbajtur në fushat e tenisit. Sidomos, ai ka përsosur “back handin” e vet që dikur ka qenë dobësia e tij, kurse tani një nga armët kryesore të tij.

Kështu, në gjurmët e Federerit, tani, ka filluar të ecë edhe ish-raketa nr.1 e botës Novak Gjokoviç që ka gjashtë muaj që po qëndron larg fushave të tenisit. Tenisti më i suksesshëm serb në të gjithë historinë e Serbisë ka paralajmëruar kthimin e tij në turneun e ATP-së me një raketë të re, duke qenë se kompania që ai përfaqëson, “HEAD” ka projektuar modelin e ri “Prestige Pro” që, në fakt, duhet se është shumë më e ndryshme nga raketa që Nolja ka përdorur më parë. Sidoqoftë, tani për tani, dizajni i saj po mbahet sekret, pasi ndodhet në fazën e testimit.

Sfidanti.al