Pistorius ne telashe; zënkë në burg për shkak të telefonatave

Oskar Pistorius  hyn në telashe. Ish kampioni paralimpik, i cili po vuan dënimin me 13 vjet heqje lirie për vrasjen e së fejuarës së tij riva Stimkemp, u përfshi në një zënkë me shokun e tij të qelisë në burgun  ‘Attridgeville Correctional Centre’. Shkak i sherrit u bë përdorimi i telefonit publik të burgut nga ana e Pistorius. Për fat të mirë, Pistorius nuk pati plagë të rënda përvec ca hematomave pas këtij sherri.

Mësohet se tashmë janë hapur hetimet në lidhje mekëtë incident dhe sipas mediave lokale që iu referohen dëshmive të të burgosurve të tjerë, zënka ndodhi për shkak të kohës së gjatë të bisedave telefonike të Pistorius dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e një trajtimi më të vecantë për të në krahasim me të burgosurit të tjerë.

Sfidanti.al