Enrike pas murit, pret shansin që të zëvendësojë Emerin te PSZH-ja?

Kryesia e Paris Sen Zhermenit po konsideron ndryshimin eventual të “timonierit” të ekipit, duke qenë se “të shenjtët” pësuan dy humbje radhazi, në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve. Presidenti i PSZH-së, Naser Al-Kelaifi, nuk e ka më atë besim të pakufishëm te trajneri Unai Emeri, kështu që po shqyrton opsionet që të sjellë një trajner të ri në këtë klub francez. Si një nga opsiont e mundshëm përmendet Luis Enrike që ka drejtuar Barcelonën.

Verën e kaluar, PSZH-ja, në një lloj hakmarrjeje, bleu nga Barcelona Nejmarin, kurse, tani, do që të vendosë në krye të saj ish-trajnerin e Barçës.

Sfidanti.al