Luis Enrike, në fund të sezonit të kaluar, i dha fund “aventurës” së tij te Barcelona që ishte super e suksesshme me nëntë trofe të rëndësishëm, por, megjithatë, ai, asnjëherë, nuk e fitoi dot mbështetjen e tifozëveë dhe të klubit. Gjithnjë, ka pasur kritika në adresë të Enrikes, të drejta ose të padrejta, por njëra që është shumë e saktë, ishte se ai e kishte harruar fare shkollën e klubit gjigant katalonjas. Këtë fakt e shfrytëzoi edhe trajneri aktual i saj, pra, i Barcelonës B, Zherard Lopez, që shfrytëzoi rastin që “ta pickonte” Luis Enriken dhe, si një shkak suplementar, ishte fakti se trajneri i Barcelonës A, Ernesto Valverde, ndoqi ndeshjen e ekipit të dytë të Barcelonës që kjo e fundit e fitoi 2-1 ndaj Sportingut të Hihonit.
“Dëgjova, mbasdite, se Valverde do të vijë që të na shikojë dhe unë u enuziazmova shumë. Unë e falënderoj atë për vëmendjen e tij, sepse është hera e parë, mbas dy vitesh e gjysmë, që trajneri i ekipit të parë të Barcelonës vjen që të na shohë neve”, tha Lopezi. Në fakt, Valverde, sapo u caktua trajner i Barcelonës, bëri të ditur se ai do t’u kushtojë vëmendje futbollistëve të shkollës së klubit katalonjas dhe zhvillimit të tyre, kështu që disa nga futbollistët e saj kanë filluar të sterviten me lojtarët e ekipit të parë, ndërkohë që atyre ai u ka dhënë mundësinë edhe të luajnë me Barçën e madhe.
Sfidanti.al