Është stina e dimrit dhe reshjet e borës janë dicka normale për Evropën e Veriut. Në Gjermani ky fenomen nuk mungon asnjëherë madje së fundmi ka hapur edhe një problem të vogël. Bëhet fjalë për ndeshjen e Bundesligës mes Këlnit dhe Frajburgut ku episodi më interesant ishte ai i minutës së 16 kur arbitri akordoi një 11 metërsh në favor të Këlnit.
Kjo për faktin se e gjithë fusha e gjelbër ishte e mbuluar nga bora dhe arbitri e kishte të vështirë të gjente pikën e bardhë për të vendosur topin për ekzekutimin e penalltisë. Kështu që ai iu kthye një metode jo shumë të zakontë, duke shkuar në qender të vijë së portës dhe numëruar 11 hapa që sipas tij mund të ishin 11 metra. Në fund, Girasi gjuajti penalltinë duke e dërguar topin në rrjetë. Por kjo penallti nuk i solli shumë fat Këlnit që humbi ndeshjen 3-4 dhe tani e sheh veten 12 pikë larg vendit të 15 .
Sfidanti.al