Aleksei Shved, ylli që po nderon sportin rus në ditët e zeza

Sporti rus po merr lajme të këqija njëri pas tjetrit lidhur me dopingun, por për fat ka aq yje sa të bëjnë “natën ditë”. Njëri prej tyre është Aleksei Shvev, basketbollisti i kombëtares dhe i Himkit të Moskës, që shkëlqeu aq shumë sa u shpall lojtari më i mirë i javës së 11-të në Euroligë. Shved ndihmoi Himkin që të fitonte 77-71 në fushën e Milanos, duke shënuar 29 pikë, dhënë 4 asistë, vjedhur 2 topa kundërshtarëve, 2 topa në tabela dhe duke pësuar 6 faulla. Ai mori notën 35, më të madhen ndër lojtarët fitues këtë javë. Donçiç i Realit mori notën 36, por humbi.

Skuadra moskovite ka bilancin 7 fitore e 4 humbje, në vend të gjashtë, baraz me Makabin e vendit të katërt dhe Panathinaikosin e vendit të pestë, dhe vetëm 1 fitore larg Fenerbahçes. Një sezon i madh i Himkit, që si përfaqësues i Rusisë mbetet vetëm pas kryesueses CSKA e Moskës, dhe që i ka të gjitha mundësitë të shkojë të paktën deri në çerekfinale.

Sfidanti.al