Shakil O’Nil: Milionin e parë e prisha brenda më pak se 1 ore!

Një nga basketbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti, Shakil O’Nil, u zbuloi mediumeve amerikanë sesi e kishte prishur milionin e parë të dollarëve, të fituar në karrierën e tij. Ai tha se, kur e kishte fituar atë në bazë të kontratës, në moshën 20-vjeçare, ai e kishte prishur atë brenda 45 minutave!

“Unë, menjëherë, pagova hipotekën e shtëpisë së prindërve të mi dhe u bleva atyre një makinë, për të cilën ata kishin nevojë”, vuri në dukje Shaku, njeriu që ka lënë aq “gjurmë” të mëdha në fushat e basketbollit, duke u bërë kampion bote dhe olimpik, ndërkohë që në ligën amerikane NBA ai ka mbajtur veshur bluzat e ekipeve Orlando Mexhik, Los Anxheles Lejkers, Majami., Klivlend dhe Feniks.

Sfidanti.al