Bën striptizëm për Kupën e fituar të Norvegjisë, kupa si “gjethe rushi”

Mesfushori Aleksandar Melgalvis u zvesh plotësisht në tribunën e improvizuar, ku ndodheshin edhe bashkëlojtarët e tij, me rastin e fitimit të Kupës së Norvegjisë. Melgalvisi është lojtar i ekipit Lilestrem që fitoi Kupën e Norvegjisë, duke mundur 2-1, në ndeshjen finale, Sarpsburgun dhe duke arritur që ta fitojë këtë Kupë mbas 10 vitesh.

Shfaqjen e tij, Megalvisi e filloi krejt papritur, duke i befasuar të gjithë, kur e panë atë plotësisht lakuriq, megjithëse…, si “gjethe rushi”, ai vendosi para organit intim Kupën e Norvegjisë!

Sfidanti.al