Heroi i ndeshjes së fundit derbi të Premier Ligës që Mançester Junajtidi e fitoi 3-1 ndaj Arsenalit, ishte, me të vërtetë, portieri David De Gea, që realizoi 14 pritje të suksesshme në këtë ndeshje, duke barazuar rekordin e Premier Ligës.
“Kur përpara kam një mbrojtje të mirë, e ndjej veten shumë mirë, madje, mendoj se jam i pamposhtur. Kështu, më ndodhi edhe në ndeshjen me Arsenalin. Ne e nisëm ndeshjen me dy gola të shpejtë dhe kjo gjë na ndihmoi që neve të merrnim tri pikë”, deklaroi De Gea mbas ndeshjes.
Ky portier spanjoll ka ardhur te Junajtidi më 2011, ndërkohë që, më parë, ka mbrojtur portën e klubit të tij mëmë, Atletiko Madrid. Me përfaqësuesen spanjolle, ai, deri tani, ka luajtur 25 herë.
Sfidanti.al