Romela Begaj shndërrohet në flamurmbajtësen e Shqipërisë në kampionatin botëror të peshngritjes që u zhvillua në Amerikë. Në një nga aktivitetet më të mëdha në botë të këtij sporti, pavarësisht se pa pikë kualifikuese për në Olimpiadën e ardhshme, Shqipëria mori pjesë me 4 sportistë me synime shumë të mëdha, të paktën në letër. Mungesa e përfaqësueseve të mëdha si Kina apo Rusia që njihen për traditë të këtij sporti i rriti më tepër pritshmëritë e sportistëve shqiptar, por jo gjithcka shkoi sipas planit.
Briken Calja edhe pse jashtë synimit të tij paraprak, arriti të marrë vendin e katërt në këtë kampionat botërorë që nuk konsiderohet një rezultat i keq. Sportisti shqiptar e përgatiti këtë botëror në Gjeorgji, për kushte dhe staf më të specializuar por gjërat shkuan edhe më keq se rezultati për të pas garës, kur humbi ndjenjat dhe ju desh të kalonte natën në spitalin e Anaheimit. Pritshmëri po kaq të mëdha pati edhe për Erkand Qerimaj, sportist që u stërvit në Shqipëri, sa në një shkollë 8-vjecare e sa në një palestërt në pallatin e sportit të Durrësit. Edhe për të nuk shkuan mirë, madje rezultati i tij ishte ndër më të dobtit në karrierën personale. Një problem muskulor e shndërroi në të pamundur garën për Qerimajn sipas tij dhe mungesa ndoshta edhe e një fizioterapisti me delegacionin tonë në Amerikë, apo mjeku që në bazë të protokollit është i detyrueshëm, ndikuan tek sportisti shkondran që të mos jepte atë që të gjithë prisnin prej tij. Por asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka dalë krejtësisht e dorëzuar nga një kampionat peshngritjeje. Këtë herë flamurin e kuqezinjve e mban Romel Begaj. E stërvitur edhe ajo jasht, në Greqi për një periudhë të gjatë kohe, arriti të shpallet kampione bote në njërin stil dhe nënkampione në dygarësh duke befasuar të gjithë. Në fazën përgjatë përgatitjeve asnjëherë nuk tregoi asgjë, me kokën ulur në punë u përqëndrua për një rezultat madhor dhe me sa duket ja doli.
Podiumin e Shqipërisë askush nuk e kish pritur, as organizatorët, por me sa duket as delegacioni ynë dhe zgjidhja emergjente për një flamur jo ceremonial tregonte shumë. Por në një situatë të tillë nuk peshon shumë kur mendon se kombëtarja jonë niset pa fizioterapist apo mjek në një aktivitet si botërori, ku sportistët mundohen të sigurojnë të ardhurat për stërvitje dhe trajtime me forcat dhe njohjet e tyre në vende të ndryshme, për t’u bashkuar në Amerikë nga destinacione po kaq të ndryshme. Në fund edhe Romela Begaj u dëmtua, por zgjidhja për të do të mbetet jashtë Shqipërisë edhe për t’u kuruar, ashtu si për të gjithë të tjerët, ndërkohë që federata, u bën të gjallë vetëm në dy shfaqe kontrolelsh antidopingu përpara botërorit, të lajmëruara. Ndoshta nëse do të kursenin paratë e këtij shoë, mund te kishim nje flamur normal dhe mund të siguronin biletën për stafin efikas të kombëtareas që me sa duket është minimal krahasuar stafit turistik.
Endi Tufa