Lionel Mesi shënoi gol në stadiumin “Mestaja” të Valencias, por gjyqtarët nuk e panë këtë gol të pastër në portën e ekipit vendas, duke mos e quajtur atë, kështu që ndeshja përfundoi 1-1, por, megjithatë, një gjë e tillë nuk e pengoi qendrën e bastit “Betfer” që ta pranonte dhe ta quante këtë gol të këtij futbollisti argjentinas.
Kjo qendër basti bëri të ditur se për të ky gol i Mesit është i rregullt dhe se, pavarësisht se rezultati zyrtar i ndeshjes mes Valencias dhe Barcelonës quhet barazimi 1-1, ajo konsideron se Barcelona e ka fituar ndeshjen 2-1! Kjo qendër basti njoftoi se të gjithë ata që kanë vënë bast për fitorën e Barcelonës dhe golin e Mesit, do të konsiderohen fitues të skedinës.
Pra, do të konsiderohen fitues të gjithë ata që kanë vënë bast se Mesi do të shënojë gol, do të shënojë golin e parë dhe se si fitues nuk do të jenë ata që kanë vënë bast për barazimin, por të gjithë ata që kanë vënë fitoren e Barcelonës.
Sfidanti.al