Mediumet spanjollë shkruajnë se Reali zotëron një “armë të fshehtë” dhe fjala është për Teri Nelsonin që nuk është vetëm një mjek që trajton dëmtimet e lojtarëve. Këtë e konfirmon edhe fakti se, te Reali i Madridit, çdo lojtar që dëmtohet, të parin kontakton Nelsonin që është 55 vjeç dhe që konsiderohet si “arma e fshehtë” e klubit madridias që nga koha e Zhoze Murinjos. Ky Nelsoni ka përpunuar një kostum të veçantë që u lejon futbollistëve që të stërviten në ujë dhe që ta ruajnë formën fizike, kur ata nuk janë në gjendje që të vrapojnë!
Këtë lloj kostumi Reali e ka blerë më 2012 dhe ai përbëhet nga një material sintetik dhe shkumbë deti. Qëkur ai u provua për herë të parë, ky kostum i entuziazmoi krerët e klubit të Madridit me efektshmërinë e tij, kështu që ata porositën, menjëherë, 50 të tillë. Ky lloj kostumi, akoma sot e kësaj dite, përdoret te Reali i Madridit për kurimin e dëmtimeve të lojtarëve.
Sfidanti.al