Filipe Kutinjo bëhet sërish një cështje aktuale te barcelona. Sipas asaj që publikohet te mediat katalanase, nënkampionët e Spanjës do të bëjnë një tjetër tentativë për blerjen e kartonit të futbollistit. Barcelona do tëkërkojë të shfrytëzojër faktin që Liverpuli tashmë nuk po kërkon të mbajë futbollisti me cdo kusht dhe i ka ndezur dritën jeshile Kutinjos për t’u larguar, për të bërë ofertën e radhës për të. Gjithnjë sipas mediave, katalanasit kanë vendosur të ofrojnë 130 milionë Euro,një shifër që mund tërirtet deri në 150 milionë euro.
Nuk do të jetë dicka e lehtë për Barcelonën që të arrijë tek Kutinjo pasi jo gjithcka është rreth vlerës së kartonit të tij. Një cështje më vete është edhe paga e futbollistit. Mësohet se përpara pak kohësh katalanasit dhe Kutinjo kishin arritur një akord për një pagë prej 14 milionë Euro në sezon që mund të ndikojë në ekuilibrat e skuadrës duke qenë se kjo shifër e bën atë futbollistin e dytë më të paguar te Barcelona. Një tjetër problem në këtë pikë është se me këtë pagë të përcaktuarpër Kutinjon, Barcelona e kalon limitin e lejuar kështu që do të jetë e detyruar që të largojë të pakten 3 futbollistë nga skuadra ku në krye të listës qëndron mesfushori turk Arda Turan.
Sfidanti.al