Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, ka folur hapur, ditët e fundit, për pakënaqësinë e tij ndaj formës jo të mirë të kohëve të fundit të futbollistit armen, Henrik Mikhitarian, që ka bërë që ai rrallë herë të jetë parë në fushë, megjithëse në ndeshjen e fundit të Premier Ligës ndaj Brajtonit, ai luajti, por u zëvendësua.
“Ai e filloi mirë sezonin, por, me kalimin e kohës, forma e tij nisi të linte për të dëshiruar. Nuk është fjala për një ose dy ndeshje, por për një periudhë më të gjatë, gjatë së cilës ai ‘u zhduk’ nga fusha dhe, kur ‘zhdukesh’ nga fusha, ‘zhdukesh’ edhe nga fusha ime. Ky rregull nuk është vetëm për Mikihitarianin, por për të gjithë ata futbollistë, më të cilët unë punoj. Të gjithë përpiqen që të fitojnë shans që të luajnë dhe unë u jap shans atyre futbollistëve që bëjnë më shumë përpjekje”, tha Murinjo.
Sfidanti.al