Njeriu nr.1 i Bajernit s’di shaka: Hainkesi do të mbetet në klub

Bajerni i Mynihut, deri para humbjes së fundit 2-1 ndaj Borusias së Mynshengladbahut, kishte shënuar vetëm fitore gjatë gjashtë javëve të fundit, duke u vendosur në krye të Bundesligës. Sigurisht që një situatë e tillë u krijua vetëm mbas ardhjes së trajnerit të vjetër-të ri, Jup Hainkes (71 vjeç), që pranoi ftesën e klubit bavarez, duke u kthyer nga pensioni, si dhe duke e kthyer Bajernin në pozitat

udhëheqëse në kampionatin kryesor gjerman. Fillimisht, u tha se ai do të qëndronte në stolin e drejtimit të bavarezëve deri në fund të sezonit, ndërkohë që klubi do të kishte kohë që të zgjidhte pasuesin e trajnerit të parapakkohshëm të tij, Karlo Ançeloti, dhe si emra trashëgimtarësh të tij përmendeshin Tomas Tuhel, Julian Nagelsman dhe Jyrgen Klop.

Sidoqoftë, situata, tani, ka ndryshuar dhe presidenti i Bajernit, Uli Hënes, paralajmëroi se Hainkesi do të mund të vazhdojë të qëndrojë në klub. “Gjithçka është e mundur. Mbas asaj nate në Paris (0-3), ekipi është zgjuar. Që atëkohë, ne përcaktuam një kurs që na solli në situatën, ku ne jemi tani. Me Hainkesin në krye, gjendja shpirtërore e klubit ka ndryshuar krejtësisht”, tha Hënesi.

Sfidanti.al