Futbolli në temperatura shumë të ulta nuk është aspak ndonjë ide e mirë. CSKA-ja e Moskës luajti në fundjavë, si vizitore,me SKA-në e Habarovskut, në Lindjen e Largme të Rusisë. U duk pak e çuditshme, por krerët e federatës ruse të futbollit ndezën “dritën e gjelbër” që ndeshja mes të dy ekipeve të lartpërmendur të zhvillohej, megjithëse temperatura në Habarovsk ishte minus 20 gradë.
Pjesëtari veterani përfaqësueses së Rusisë, Aleksei Berezucki, pësoi frakturë në këmbën e djathtë që në min. e 24-t. Ai u zëvendësua me pjesëtarin e përfaqësueses së Bullgarisë, Georgi Milanov, që u detyrua të dilte jashtë në min. e 84-t, për shkak të të njëjtit dëmtim, thyerje të fibulës, por të këmbës së majtë! Alehandro Barbaro qëështë lindur në Argjentinë dhe që luan me ekipin e Habarovskut, vuri në dukje se, në 10 minutat e fundit të ndeshjes, ai, në përgjithësi, nuk i ndjente as duart dhe as këmbët! Por, mëgjithatë, Barbaro thotë se ai do të vazhdojë të luajë me SKA-në e Habrovskut, ku temperaturat në dimër, zakonisht, janë minus 20 gradë.
Sidoqoftë, megjithë motin shumë të ftohtë, në ndeshjen e mësipërme u shënuan shumë gola. Miqtë nga Moska fituan 4-2.