Mauro Ikardi vazhdon të shënojë gola dhe i jep mundësinë Interit që të qëndrojë në vendet e para në kampionatin italian. Sulmuesi argjentinas ishte protagonisti i Interit në fitoren 2-0 ndaj Atalanantës pasi ishte ai autori i të dy golave të kësaj sfide.
Për Ikardin nuk do të jetë e largët dita që të shënojë emrin e 10 sulmuesve më të mirë të Interit. Në fakt 24 vjecari po i afrohet ndjeshëm kuotës së 100 golave me fanelën zikaltër. Deri tani, Icardi ka arritur në kuotën e 91 golave me Interin, 84 nga të cilat i ka shënuar vetëm në Serinë A, shifra që flasin për rëndësinë që ka ky lojtar për skuadrën milaneze.
sfidanti.al