S’kanë fjalë bese burrat e boksit, Kliçko vesh përsëri dorezat

Vladimir Kliçko bëri stërvitjen e parë mbas gjysmë viti, duke i veshur përsëri dorezat e boksit. “Përshëndetje, djema. Kjo është stërvitja ime e parë mbas pauzës prej një gjysmë viti. E dini se çfarë do t’ju them? Unë nuk kisha harruar asgjë”, vuri në dukje Kliçko në një video të tij, të publikuar në Instragram. Ka spekulime se ky boksier ukrainas 41-vjeçar mund të kthehet përsëri në ringun e boksit. Në një intervistë që i dha, kohët e fundit, shërbimit të Bi-Bi-Si-së, Kliçko, midis të tjerash, tha se ndjehet mirë dhe se nuk planifikon që të kthehet përsëri në ring. Megjithatë, ai e la të hapur mundësinë që ta ndërrojë mendjen.

Ndeshjen e fundit Kliçko e zhvilloi, në prill 2017, kur u mund me nokaut teknik, në një ndeshje epike, nga boksieri britanik, Entoni Xhoshua, në stadiumin “Uembli” të Londrës.

Sfidanti.al