Ter Shtegen, portieri pothuajse perfekt, rreth 90% saktësi në pritje

Ndeshja me Leganjes ishte një tjetër sfidë në kufirin e perfektes për portierin e Barcelonës Mark Andre Ter Shtegen. Gjermani tregoi edhe njëherë se në këtë sezon po shfaqet në formën e tij më të mirë duke u kthyer në një kërcënim për Manuel Nojer për vendin e titullarit te përfaqësuesja gjermane në botërorin e Rusisë.

Statistikat flasin qartë për këtë formë të mirë të Ter Shtegen. Në 12 ndeshje të zhvilluara deri tani në kampionatin spanjoll, ai ka mundur ta mbajë të paprekur portën e tij në 8 sfida me një efektivitet prej 66.6% dhe duke marrë parasysh edhe ndeshjet e Ligës së Kampioneve, ky efektivitet rritet në 68.75% me 11 ndeshje me porta të paprekura nga 16 të zhvilluara deri tani

Statistika të tjera flasin për një saktësi të pritjeve të tij që arrin deri në rreth 90%. Një tjetër studim vë në dukje se saktësia e Ter Shtegen në këtë pikë është 87.2% me 34 pritje të sakta në 39 gjuajtje të kryera bnë portën e Barcelonës. Tani për Ter Shtegen janë dy prova zjarri dhe njëra prej tyre është sfida me Juventusin në Torino ku sezonin e kaluar pësoi 3 gola në humbjen 3-0 të barcelonës.

sfidanti.al