Futbolli bëhet përsëri i plotë mbas kthimit të “terminatorit” Ibrakadabra

Sulmuesi suedez, Zllatan Ibrahimoviç, u kthye, dje, në fushën e futbollit mbas një ndërprerjeje prej shtatë muajsh, pasi, në prill të këtij viti, pësoi një dëmtim të rendë në gju, duke këputur disa ligamente të tij dhe duke iu nënshtruar një operacioni serioz. Megjithëse kthimi i tij parashikohej pak kohë para Vitit të Ri, Ibrakadbra tregoi edhe një herë tjetër se është një terminator futbolli, megjithëse hyri në vitin e 36-të të jetës.

Zhoze Murinjo i dha shans Ibrahimoviçit që të luajë 15 minutat e fundit të ndeshjes së djeshme që Mançester Junajtidi e fitoi 4-1 kundër Njukasllit, ndërsa i gjithë stadiumi “Old Traford” u çua në këmbë, duke e duartrokitur atë. Sulmuesi suedez hyri në lojë në vend të Antoni Marsialit që shënoi golin e parë për “djajtë e kuq”.

Sfidanti.al