Nesta ‘braktis’ stolin e Miamit; vihet në kërkim të një aventure tjetër

Mbyllet aventura e Alesandro Nestës me skuadrën e Miami FC. Trajneri italian nëpërmjet një postimi të tij në Instagram deklaroi largimin nga stoli i skuadrës nga Florida në kërkim të sfidave të reja për karrierën e tij.

‘Pas dy sezoneve të jashtëzakondhëm dhe plot me sfida, rrugëtimit tim me Miamin i erdhi fundi-tha Nesta në postimin e tij-dua të falenderoj të gjithë atë me të cilët kam bashkëpunuar gjatë kësaj kohe, tifozët të cilët na kanë ndjekur gjatë gjithë kësaj kohe e sidomos lojtarët nga të cilët kam mësuar shumë. U uroj yë gjithëve fat për sezonin e ardhshëm. Tani jam gati për një sfidë të re’.

sfidanti.al