E pabesueshme: Vetëm një futbollist ka lindur në Marok, kurse të tjerët…

Maroku dhe Tunizia janë “udhëtarët” e fundit nga Afrika për në Kupën e Botës Rusi-2018, por, sidoqoftë, interesant është një fakt që ka lidhje me ekipin e Marokut, në fakt, me atë ekip që fitoi 2-0  ndeshjen e fundit ndaj Bregut të Fildishtë. Përfaqësuesja marokene e nisi ndeshjen me katër futbollistë të lindur në Holandë dhe Francë, dy në Spanjë dhe vetëm një në Marok, por edhe ai i rritur në Belgjikë.

Portieri Mynir dhe mbrojtësi Hakimi kanë lindur në Spanjë, mbrojtësi Benatia, mesfushorët Belhanda dhe Sais, si edhe sulmuesi Butalv – në Francë, mbrojtësi El Ahmadi, mesfushorët Busuja, Zijeh dhe Amrabat – në Holandë dhe i vetmi që ka lindur në Marok, por është rritur në Belgjikë, është Nabil Dirari nga Kazablanka.

Sidoqoftë, fakti i mëspërm, nuk i pengoi ata aspak që të luanin mirë, sidomos, në mbrojtje, duke mos pësuar asnjë gol në gjashtë ndeshjet e fundit dhe duke u kualifikuar kështu për në Botëror.

Sfidanti.al