Edhe Federeri di të bëhet pis: “Ishte penallti e pastër për Zvicrën!”

Ka disa ditë që në Irlandën e Veriut po harbon tërbimi, për shkak të penalltisë mjaft të diskutueshme që gjyqtari rumun Ovidiu Hategan  i ndeshjes mes Irlandës së Veriut dhe Zvicrës dha në favor të kësaj të fundit që i mjaftoi asaj (Zvicrës) që të dilte fitimtare në Belfast. Komentet indinjuese ndaj gjyqtarit rumun, mbas  kësaj ndeshjeje, ishin nga më të ndryshme, por ai që kishte më shumë “lëng”, ishte me siguri ai që bëri bashkëshortja e futbollistit irlandezoverior që “shaktoi” penalltinë, Kori Evans, Liza, që e quajti gjyqtarin “piç… cigane rumune”, ndërkohë që, sipas saj, Irlanda e Veriut u ka ofruar strehim kushedi se sa e sa “ciganëve qelbanikë rumunë!”.

Komentin e tij për penalltinë “fantazmë”, sipas veriirlandezëve, e bëri edhe tenisti zviceran, Rozher Federer, që tha: “Dëgjova se një djalosh nga Irlanda e Veriut donte që ta kapte topin me dorë, si ne hendboll. Ajo ishte një penallti e pastër për Zvicrën”, vuri në dukje Federeri.

Sfidanti.al