Këshillë e “Mozartit” italian: Skema më e përshtatshme është 4-3-3

Duhet të pranohet se Italia luajti nën nivelin e saj dhe e meritoi humbjen 1-0 në ndeshjen e parë play off me Suedinë në Stokholm. Veterani dhe legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, i jep një këshillë trajnerit Xhanpiero Ventura sesi duhet të luajë që të arrijë një rezultat pozitiv.

“Po të isha unë në vend të Venturës, do të luaja sipas skemës 4-3-3 që do t’i siguronte më shumë hapësirë manovrimi Lorenco Insinjes”, deklaroi “Mozarti” i futbollit italian, duke shtuar “Në ndeshjen e parë, ne humbëm shumë topa në mesfushë. Ne duhet ta kalojmë lojën me shpejtësi te sulmuesit anësorë që ne i kemi të shpejtë që t’u krijojmë atyre situata një për një me kundërshtarin. Kjo, në fakt, nuk është e lehtë, për më tepër që Suedia tregoi se luan një futbolli niveli dhe nuk lë shumë hapësira të pamarkuara. Sidoqoftë, presioni më i madh do të bjerë mbi neve, pasi ne jemi favoritë në këtë ndeshje play off”, vuri në dukje Pirlo.

Sfidanti.al