Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, deklaroi se “djajtë e kuq” do të mund të mbështeten, në të ardhmen e afërt, te lojtarët që, shumë shpejt po e marrin veten, Zllatan Ibrahimoviç dhe Pol Pogba, kështu që, sipas tij, ekip do të jetë më i fortë mbas Krishtlindjeve.
“Kemi një grup lojtarësh, të cilët ne shpresojmë se do ta marrin veten shumë shpejt. Ata po punojnë çdo ditë dhe ndodhen në një formë të mirë. Kthimi i tyre më bën mua që të besoj se, në këë pjesë të sezonit, rreth Krishtlindjeve, ne, si ekip, do të jemi në një pozitë më të fortë”, tha Murinjo në televizionin e Junajtidit, duke aluduar, sidomos, për Ibrahimoviçin dhe Pogban. Ai, po ashtu, tha:
“Pauzë do të thotë se shumë lojtarë fluturojnë nga Londra për në vendet e tyre. Të gjithë ‘avullojnë’, por ka lojtarë të tjerë, si Smolling dhe Erera që nuk bëjnë pjesë në përfaqësueset e tyre, kështu që mbas kaq shumë ndeshjesh të zhvilluara, edhe ata meritojnë pushim”.
Sfidanti.al