Iker Kasijas është fituesi i Çmimit ‘Golden Foot 2017’ duke mundur dy kandidatura të forta sic janë ato të Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos. Pas Buffon në 2016, edhe këtë vit ky cmim qe jepet për futbollistët nga 30 vjec e sipër, i shkoi një portieri dhe ishte pikërisht spanjolli i Portos. Ato që dekretuan fitoren e Kasijas ishin votat e publikut që kanë preferuar ish kapitenin e përfaqssueses spanjolle kundrejt dy futbollistëve që kanë vendosur diktatin e tyre në këtë sport sic janë argjentinasi dhe portugezi.
Në të njëjtën kohë, Kasijas në këtë garë të vecantë ka lënë pas edhe emra të tjerë si Nojer, Serhio Ramos, Tiago Silva, Luis Suarez, Jaja Ture e Andrea Pirlo. Është ky cmim një lloj mirënjohje për karrierën individuale të Kasijas , dicka që ai nuk mundi ta arrijë gjatë viteve të kaluara te Reali i Madridit dhe përfaqësueses spanjolle .
Tani për portierin e Portos e e ardhmja është në dileme. ‘Do të doja që të qëndroja në botën e futbollit edhe kur të kem mbyllur karrierën si futbpollist-deklaroi Kasijas-kur të më jepet mundësia, do ta rrëmbej menjëherë me dorezat e mia’.
Sfidanti.al