Drejtori Ekzekutiv i Meklarenit, Zak Braun është i sigurt, skuadra e tij do të jetë në gjendje që të shprehë më të mirën në Botërorin e Formula 1 2018 për të qenë në rangun e pretendentëve për të fituar përkrah Mercedes, Ferrarit dhe Red Bull. Këtë bindje të tij, Braun e ka shprehur hapur në një intervistë për ‘Autosport’
‘Jam 100% i bindur se do t’u bashkohemi 3skuadrave kryesuese në luftën për titullin sezonin e ardhshëm-tha Braun-gjatë 2017 kemi punuar në fabrikën tonë për të krijuar një makinë të suksesshme. Ndonjëherë gjërat funksionojnë në fabrikë, por jo në makinë. Por shasia e saj është përmirësuar vazhdimisht’
Zak Braun foli edhe për ndryshimet që do të bëhen në vitin 2018 duke shprehur disa pakënaqësi dhe njëra prej tyre ishte ajo për përdorimin e sistemit mbrojtës Halo në makina që do të jetë një detyrim. Sipas Braun, ky system është i dëmshëm përsa i përket aspektit aerodinamik të makinës dhe në këtë pikë stafit teknik të Meklarenit do t’i duhet të punojë shumë.
Sfidanti.al