Cleveland rigjen fitoren, Xhejms ‘mbreti’ i mbrëmjes me 57 pikë

LeBron Xhejms ishte mbreti i Klivlend Kavaliers në ndeshjen e radhës së NBA ndaj Uashington. Basketbollisti i skuadrës nga Ohajo shënoi 57 pikë, rrëmbeu 11 topa në tabelë dhe dha 7 pasime në këtë përballje të cilën Kavaliers e fitoi me rezultatin 130-122 duke u rikthyer te suksesi pas 4 disfatave radhazi. Për Uashingtonin, ishte e vështirë t’i kundërpërgjigjej skuadrës së Klivlendit pavarësisht 36 pikëve të Bil

Atlanta nuk po sheh dritë në fund të tunelit duke rënë gjithnjë e më thellë në krizën e saj. Skuadra e Houks u përball me Hjustonin ndaj të cilit u mund 104-119 duke pësuar kështu humbjen e tetë radhazi. Për më tepër, Atlanta ndaj teksanëve zhvilloi një lojë për të qarë hallin duke u dominuar totalisht prej tyre. Xhejms Harden ishte ylli që shkëlqeu për Rokets me 29 pikë dhe 11 pasime në këtë ndeshje

Boston bëri ‘remuntada’ në ndeshjen me Oklahomën të cilën e mposhti 101-94. Skuadra nga Masaçusets u gjend në një disavantazh prej 18 pikësh në këtë p[ërballje me Thandër, por arriti ta përmbysë atë duke regjistruar suksesin e 7 radhazi. Irving dhe Horford shkëlqyen për Seltiks duke e mbyllur sfidën me 25 dhe 20 pikë të shënuara respektivisht.

sfidanti.al