Federata Ruse e Hendbollit tallet me Maradonën?!

Diego Armando Maradona mbushi, më 30 tetor, 57 vjeç, dhe midis urimeve të sinqerta të shumta që ai mori nga katër anët e botës, atij i mbërriti edhe një urim nga Federata e Hendbollit të Rusisë që, në fakt, u duk qartë se kishte një konotacion tallës brenda tij.

Karriera e shkëlqyer dhe e paharruar e Maradonës legjendar nuk mund të imagjinohet pa golin e tij aq të përfolur me dorë që ai shënoi kundër Anglisë në Botërorin e vitit 1986. Federata ruse e hendbollit, duke pasur parasysh atë gol aq të diskutuar me dorë të futbollistit legjendar argjentinas, i dërgoi Maradonës, me rastin e ditëlindjes së tij, një urim mjaft provokues dhe përqeshës:

“Urime hendbollistit të madh argjentinas, Diego Armando Maradona, me rastin e ditëlindjes së tij, 57 vjeç”!, vihet në dukje në mesazhin e Federatës Ruse të Hendbollit.

Sfidanti.al