Mark Markez duhet të presë për t’u kurorëzuar për të katërtën herë kampion botë në MotoGP. Në Malajzi, Andrea Doviciozo i prishi festën spanjollit duke fituar garën ndërkohë që ai vetë e mbylli garën në vendin e katërt. Në Sepang ishte dita e Dukatit, që në këtë pistë realizoi një dopietë me Dovizioson që doli fitues dhe Horhe Lorencon që u rendit në vendin e dytë. Në shkallën e tretë të podiumit të Çmimit të Madh të Malajzisë u ngjit francezi Zarko.
Dani Pedroza që fitoi pole position të shtunën u mjaftua me vendin e pestë, ndërkohë që më keq shkuan gjërat për Jamahën zyrtare. valentino rosi nuk mundio do të bënte më shumë dhe pranoi vendin e shtatë në garë, ndërsa Maverik Vinjales doli i nënti.
Për Doviciozon, suksesi në Malajzi ishte i 6 sezonal duke barazuar piëkrisht liderin e kampionatit Markez. Tashmë diferenca me katalanasin është 21 pikë dhe fati i titullit botëror do të vendoset në garën e fundit që do të jetë në Valencia. Doviciozos do t’i duhet me cdo kusht që të fitojë garën për t’u shpallur kampion, ndërsa ky i fundit do të mjaftohet edhe me vendin e 11 për të siguruar triumfin e radhës.
sfidanti.al