Jup Hainkesi zbulon se kush do ta pasojë atë te Bajerni

Jup Hainkesi do ta mbajë “timonin” e Bajernit të Mynihut deri në fund të sezonit, me synimin që t’i kthejë besimin këtij klubi që ishte tronditur seriozisht, kur atë e drejtonte Karlo Ançeloti. Mediumet gjermanë shkruajnë se pasues i Hainkesit do të jetë Tomas Tuhel, ish-trajner i Maincit dhe i Borusias së Dortmundit. Vetë Hainkesi ka dhënë bekimin e tij që ai, kur të vijë koha, të zëvendësohet nga Tuheli, ndërsa i ka sygjeruar kryesisë së klubit që atij t’ia besojnë projektin për kthimin e ekipit bavarez në majën e Evropës,

Krerët e Bajernit, gjatë ditëve të fundit, janë konsultuar me Hainkesin që jo vetëm e njeh mirë punën e Tuhelit, por edhe e konsideron atë si një zgjidhje ideale për klubin bavarez. Kështu duket se Rumenige e ka mundur Hënesin në betejën për trajnerin e ri, pasi ky i fundit donte si trajner të Bajernit trajnerin aktual të Hofenhaimit, Nagelsman.

Sfidanti.al