Nostalgji e fiksuar shqiptare, Lotar Mateuz kandidat si trajner i Kosovës

Media kosovare shkruan, ditët e fundit, se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokri, i ka ofruar ish-futbollistit të famshëm gjerman Lotar Mateuz vendin e trajnerit të ekipit përfaqësues të Kosovës. Gazeta prishtinase, “Zëri”, shkruan se një nga futbollistët më të njohur të të gjitha kohërave të Gjermanisë, Lotar Mateuz, do të mund të ulet në stolin e drejtimit të ekipit kombëtar të Kosovës. Presidendi i federatës, Vokri, sipas gazetës, u takua me Mateuzin në mbrëmjen gala të FIFA-s, kur u ndanë çmimet e lojtarëvë më të mirë të vitit 2017.

Në fakt, përfaqësuesja e Kosovës, momentalisht, është pa trajner mbas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës Rusi 2018, mbas shkarkimit të Albert Bunjakut. Në realitet, Vokrin dhe Mateuzin i lidh Partizani i Beogradit, në të cilin i pari ka qenë një qendërsulmues i shkëlqyer, kurse i dyti i çoi bardhezinjtë deri te pjesëmarrja historike në fazën e grupeve të Lidhjes së Kampioneve. Dikur futbollisti më i mirë i botës, Mateuzi ka gjashtë vit që është i paangazhuar, qëkur ai u shkarkua nga detyra e trajnerit të Bullgarisë. Më parë, Mateuzi ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Hungarisë.

Sfidanti.al