Pas shkarkimit të Karlo Ançelotit, Bajerni i Mynihut zgjodhi Jup Hejnkes për të vijuar punën e tij deri në përfundim të sezonit. Me përfundim të tij trajneri aktual i kampionëve të Gjermanisë do të lërë detyrën e tij për t’ia lënë vendin pikërisht tomas Tuhel, i cili i tregoi të gjitha vlerat e tij në dy sezonet që drejtoi Borusian e Dortmundit.
Aktualisht trajneri 44 vjeçar është me pushime në Ibiza dhe klubi bavarez nuk ka dashur të përshpejtojë ardhjen e tij në Mynih duke qenë se është edhe mesi i sezonit duke preferuar të sjellë në stoj një person që i njeh mirë ambientet e Bajernit të Mynihut dhe që nuk kishte nevojë për t’u përshtatur me klubin.
Duke u bazuar tek ajo që publikohet te e përdirshmja gjermane ‘Bild’, drejtuesit e Bajernit e Mynihut, i ka bërë tashmë lëvizjet për sezonin e ri dhe Tuhel tashmë duket se është gati të marrë timonin e Bajernit të Mynihut.
Sfidanti.al