Në ndeshjen e fundit të Serisë A, Juventusi fitoi thellë 6-2 ndaj Udinezes, megjithëse luajti me një lojtar më pak që nga miunuta e 26-të, për shkak të nxjerrjes jashtë të Mario Manxhukiçit. Media italiane shkruan se Paulo Dibala do të mund të ndëshkohet, deri edhe që të mos luajë një ndeshje, pasi i foli keq trajnerit të vet Masimiliano Alegri, kur u zëvendësua në min. e 67-të nga Dagllas Kosta në ndeshjen e lartpërmendur. Atëkohë, “zonja e vjetër” udhëhiqte 4-2 dhe fati i ndeshjes pothuajse ishte vendosur, por, siodoqoftë, Dibalës nuk i erdhi mirë që u zëvendësua, ndërkohë që duhet të thuhet se kohët e fundit këtij futbollisti argjentins nuk po i ecën mirë dhe ai është bërë nervoz.
Për shkak të një mosmarrëveshjeje të ngjajshme me Alegrin, sezonin e kaluar, Leonardo Bonuçi, ndeshjen e radhës e pa nga tribuna, kështu që e njëjta gjë mund t’i ndodhë edhe Dibalës në ndeshjen e së mërkurës me Spalin.
Sfidanti.al