Formula 1 i bashkohet luftës ndaj kancerit të gjirit; në GP Austin makinat me gomat ‘Pirelli’ ngjyrë rozë.

Makinat e Formula 1 do të zbresin në pistën e Austin me gomat me shirit ngjyrë rozë duke iu bashkuar fushatës  kundër kancerit të gjirit. Gomat që do të përdoren janë të përgatitura ekskluzivisht nga Pirelli vetëm për këtë garë dhe janë ultra të buta. Ishte një ide që u mbështet plotësisht nga kompania italiane e furnizimit me goma për skuadrat e F1 për të dhënë një mesazh solidariteti për të kontribuuar në rritjen e ndërgjegjësimit për një kauzë kaq të rëndësishëm. Takimi me Çmimin e Madh të Austin, është pikërisht në muajin tetor, që është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit. Cdo vit , në këtë muaj, në të gjithë botën organizohen  mijëra inisiative bamirësie për të sensibilizuar  personat e sidomos për të siguruar financimin për kërkimet ndaj kësaj sëmundje.

Sfidanti.al