Nuk ndodhtte që nga 2012 me Diego Militon, që një sulmues të shënonte 3 gola në Derbin e Madoninës mes Interit e Milanit. Mauro Ikardi e bëri këtë në mbrëmjen e së dielës në fitoren 3-2 të zikaltërve ndaj skuadrës së Vinçencio Montelës duke i shtuar edhe më shumë hallet e këtij të fundit. Paraqitja e kapitenit argjentinas të Interit tërhoqi vëmendjen edhe të Mario balotelit një futbollist që i njeh shumë mirë ambientet e dy skuadrave milaneze. Futbollisti i Nisës nuk ngurroi të thurrë elozhe për Ikardin ndërkohë që mori përsipër të japë këshilla për drejtuesit e Milanit.
‘Ikardit i bëj komplimentat e mia-shkruante Balotelli në një postim në Instagram Stories-është vërtet shumë i zoti. Një golashënues i vërtetë, ndoshta Milani zgjohet edhe e blen’.
Me golat e shënuar ndaj Milanit, Ikardi e sheh veten në vendin e tretë të goleadorëve të Serisë A me 9 finalizime pas Çiro Imobiles dhe Paulo Dibalës që kanë respektivisht 11 dhe 10 gola në 8 javë kampionat.
Sfidanti.al