Stiven Xherrard ka qenë një legjendë e madhe e Liverpulit dhe e futbollit anglez, por duket se shumë shpejt një rival i ri do t’ia thyejë njërin prej rekordeve. Harri Kejn u shpall si Lojtari më i mirë i muajit shtator në Premier Ligë dhe tani është shumë pranë arritjes historike të ish-mesfushorit të të kuqve. Kejn, vetëm 24 vjeç, është shpallur 5 herë lojtari më i mirë i muajit, ndërsa rekordi i Premier Ligës mbahet nga Xherrardi me 6 herë. Nuk duhet shumë zgjuarsi për të kuptuar se kapiteni i dytë i Totenhemit dhe kapiteni i parë i Anglisë mund ta barazojë dhe ta thyejë shpejt Xherrardin. Kejn fitoi çmimin në janar dhe shkurt 2015, në mars 2016 dhe shkurt 2017, si dhe tani në shtator 2017. Muajin e kaluar ai shënoi 6 gola në 4 ndeshje të kampionatit.
Sfidanti.al