Legjenda e Milanit dhe ish-futbollisti më i mirë në botë, më në fund, arriti që të fitojë në zgjedhjet presidenciale të vendit të vet. Xhorxh Uea ka shkruar historinë, pasi ishte futbollisti i parë afrikan që u shpall futbollisti më i mirë në botë, kurse, sot, ai u bë futbollisti i parë në botë që u bë president i vendit të tij, pasi ai fitoi në zgjedhjet presidenciale që u zhvlluan në Liberi. Megjithëse KQZ-ja ende nuk i ka shpallur rezultatet zyrtare, media e këtij vendi është e bindur se Uea do të jetë presidenti i Liberisë, pasi kandidatët e tjerë për këtë post të lartë janë shumë mbrapa tij.
Në fakt, ky futbollist i lavdishëm hyri në politikë, menjëherë mbas përfundimit të karrierës sportive. Atëkohë, më 2005, në vendin e tij zhvillohej luftë civile dhe ai krijoi partinë e tij që gradualisht u shndërrua në një parti solide, saqë ai vendosi kandidaturën e tij për president, por atij, në fakt, i mungonte arsimimi akademik. Edhe më 2011, ai u bë përsëri kandidat për president, por përsëri humbi.
Por, më në fund, në zgjedhjet e sivjetme, lufta e gjatë politike e tij u shpërblye dhe, ndërsa pritet që KQZ-ja të njoftojë rezultatet zyrtare, Xhorxh Ueas po i vijnë urimet nga personalitete të larta të vendeve të ndryshme, por edhe nga ish-bashkëlojtarët e tij, si Marsel Desai dhe Paolo Maldini, si edhe nga Arsen Vengeri që e zbuloi atë në Monako!
Sfidanti.al