Bufoni befasues zgjedh ekipin special prej pesë asash

Legjendës së Juventusit dhe të futbollit italian, Xhanluixhi Bufon, iu kërkua nga ekipi “Kopa 90” që të krijonte një ekip “dream team” prej pesë asash. Përgjigja e tij ishte interesante, specifikike dhe e detajuar.

“Unë kam një predispozicion miqësor kundrejt mbrojtësve, ndërkohë që nuk i dua aspak sulmuesit”, tha ai, duke qeshur dhe duke shtuar: “Më të mirët, përballë të cilëve unë kam luajtur, janë braziliani Ronaldo, Mesi, Ronaldo portugez dhe Zidane. Mbas këtyre të katërve, do të doja që të përmendja bashkëlojtarët e mi mbrojtës, me të cilët unë kam luajtur, nga Turami, Kanavaro, Ferara deri te Kielini, Bonuçi, Barsali dhe Rugani. Që të keni rezultate në mbrojtje, duhet  një simpati njerëzore e ndërsjellë që, në fakt, mua nuk më mungon. Këta janë lojtarë që kanë shkruar historinë në futbollin italian dhe atë ndërkombëtar. Sa u përket futbollistëve italianë, kur është fjala për talent, unë do të veçoja Pirlon, Totin, Del Pieron dhe Baxhion. Që pesësshja të jetë e plotë, do të shtoja edhe Maldinin”, vuri në dukje Bufoni.

Sfidanti.al