Telashe për Al Kelaifin, hetohet për korrupsion për të drejtat televizive

Presidenti i Paris Sën Zhermen futet në telashe. Prokuroria zvicerane ka nisur hetimet për të dhe ish Sekretarin e Përgjithshëm të FIFA, Zherom Valke me akuzën e korrupsionit në lidhje me blerjen e të drejtave televizive të Kupës së Botës. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, autoritetet e drejtësisë zvicerane kanë shpjeguar gjithcka.

‘Dyshojmë se Zherom Valke ka pranuar disa avantazhe nga një biznesmen që është në sektorin e të drejtave sportive në lidhje me dhënien e të drejtave televizive për Kupat e botës të 2018,2022,2026,2030 për disa vende dhe nga Naser Al Kelaifi për të drejtat televizive të Kupës së Botës për Botërorët 2026 e 2030’. Mësohet se hetimet në lidhje me këtë cështje kishin nisur në 20 mars, por Prokuroria  vendit helvet e bëri komunikimin  me rastin e dëshmisë së Valkes për hetuesit, me Valken që gjithnjë ka mohuar se ka kryer akte ilegale.

Sfidanti.al