Shah-mat nudo; menyra origjinale e Hallfredson per te treguar pasionin

Islanda po përjeton një moment magjik në futboll. Me vetëm 330 mijë banorë, islanda është bërë shteti më i vogël që siguron pjesëmarrjen në fazën finale të një Botërori duke vendosur një rekord më vete, duke treguar se pjesëmarrja në evropianin e Francës nuk ishte një rastësi.  Pikërisht një prej protagonistëve vtë evenimentit të vitit të kaluar për Islandën ishte edhe Emil Hallfredson, një emër që njihet mirë në Serinë A duke qenë se është pjesë e saj që nga viti 2007.

Në ditët e fundit Hallfredson e ka veshur sërish petkun e protagonistit, vpor jo në fushën e futbollit. Në një klimë euforike për atë cfarë bëri me Islandën e tij, futbollisti, ndërsa përgatitet për t’u kthyer në Udine, gjeti kohën për të postuar një foto jo shumë të zkonshme në Instagram ku ai shfaqet krejtësisht i zhveshur, me vetëm këpucë në këmbë, ndërsa është  duke luajtur shah. Një foto që sigurisht pati edhe ‘pasojat’ e saj duke qenë se thumbimet e ngacmimet nga futbollistët e tjerë të Udinezes si Vidmer, Perika dhe Jankto nuk munguan.

Kushedi nëse Hallfredson do të mund të shpjegojë motivin e kësaj fotoje, që mund të jetë një bast i humbur, apo është një mënyrë për të ftohur disi shpirtrat e ndezur flakë pas festës së madhe dhe të paevitueshme për këtë rezultat historik të arritur me kombëtaren e tij. Ajo që është e sigurt është se Hallfredson gjeti një mënyrë origjinale për të shfaqur pasionin e tij për shahun dhe për të fituar përqendrimin përpara ndeshjes së radhës në kampionat kundër Fiorentinës’.

Sfidanti.al