Trajneri i Skocisë trondit me vërejtjen gjenetike për skuadrën e tij!

Gordon Strahan ka qenë një lojtar me trup jo të lartë, por tepër luftarak dhe i fuqishëm. Ai ka përfaqësuar Skocinë, për të cilën është sot trajner i kombëtares së futbollit, por për të cilën ka një mendim aspak të mirë “gjenetikisht”. Vërejtja e tij është vërtet e habitshme. “Pas Spanjës, jemi skuadra gjenetikisht më prapa nga gjithë të tjerat në eleminatoret e Botërorit”, – ishin fjalët e tij pas barazimit eleminues 2-2 në Slloveni.

Kush e thotë këtë? Strahan! Për kë e thotë? Për skocezët që njihen si “malësorë”, pra shtatlartë dhe të fuqishëm. Ndoshta nuk mbahet mend, por është mirë të kujtohet se në një ndeshje të finaleve të Europianit 1992, kapiteni i Skocisë, Riçard Gof (Gough) i shkaktoi çarje në kokë dy lojtarëve të fortë gjermanë, kampionë të botës, si Bukvald dhe Rojterit. Kjo, pas dueleve ajrore me kapitenin skocez i cili pësoi vetëm … prishje të modelit të flokëve. Vërtet e habitshme, vërejtja e Strahanit për ekipin e tij.

Sfidanti.al