Përfaqësuesja e Argjentinës duket se ka kapur pikën më të ulët të saj.Barazimi 0-0 me Perunë i ka përkeqësuar gjërat te skuadra nënkampione e botës që rrezikon seriozisht të mbetet jashtë Kupës së Botës së vitit 2018 duke bërë që në vend të ketë kontradikta të dukshme. Nga njëra anë është zemërimi i tifozëve dhe kritikat e medias, nga ana tjetër është Jorge Sampaoli dhe optimizmi i tij. E përditshmja ‘La Nacion’ me editorialin e saj nuk i kursen shigjetat në drejtim të Argjentinës që duket se i ka mbetur vetëm emri. ‘Nuk ka stadium., rival e as formacion që mund të ndihmojn për të ndryshuar këtë situatë-ishte analiza e kësaj të përditshmeje-është jkthyer në një ves, skuadra luajti vetëm një pjesë dhe intensiteti i lojës që predikon Sampaoli u pa vetëm në disa momente.
T’ia lësh të gjithë barrën Messit është e gabuar. Ajo qmungon është shoriti i grupit. Secili luan për llogarinë e tij dhe asnjë s’është në gjendje që të komunikojë me efektivitet me Messin’. Edhe ‘America TV’ duket se janë të dorëzuar për nivelin e kësaj Argjentine. Sipas saj , La Seleccion me shumë mundësi do të kalojë në fazën finale të Botërorit, por me këtë lojë do të eliminohet që në fazën e grupeve. Ndërsa ‘Infobae’ është i drejtpërdrejtë në sulmet ndaj sampaolit. ‘ka lëshuar deklarata të papërgjegjshme-theksohet te kjo media-ajp që bezdis më shumë përvec mungesës së lojës është optimizimi dhe mungesa e autokritikës së tij’. Kjo është e vërtetë, Sampaoli pas ndeshjes trajneri nukikurseu elozhet për lojtarët e tij dhe për atë që dhanë në fushën e lojës duke shprehur sigurinë se Argjentina do të jetë në botëror.
Një optimizëm ky që i ka acaruar jo pak median e tifozët, pasi të shohësh shikimin e trishtë të Leo Messit pas 90 minutave lojë të flasësh për optimizëm e entuiziazëm në këtë moment është e pakuptimtë. Messi është i vetëm, tashmë dhe ndoshta ky është problemi i madh i Argjentinës dicka q ëu pranua edhe nga vetë Sampaoli. ‘Messi ishte i jashtëzakonshëm. U sakrifikua, shpiku lëvizje. Nuk mund t’i kërkoje më shumë-tha Sampaoli, por media vuri në dukje dicka tjetër. ‘Pas Messit është një boshllëk i madh në skuadër. Është e vërtetë që në sfidën me Perunë më i miri në fushë ishte portieri gallese që priti shumë gjuajtje të argjentinasve, por kush luan pranë Messit nuk mund të humbasë kaq shumë raste shënimi. Është e qartë se Messi do të mbajë pëshën më të madhe, por për një skuadër q ëka kaq shumë yje kjo nuk është më e pranueshme-thekson ‘La Nacion’. E megjithatë, nuk mbetet gjë tjetër për të bërë për Argjentinën, por të besojë edhe këtë radhë te ‘Messia’
Sfidanti.al