Vincenzo Montella mund të rrijë i qetë, hija e Carlo Ancelottit largohet përfundimisht. Ish trajneri i Bayernit të Mynihut mohoi në mënyrë kategorikë zërat për kalimin te Milani, përkundrazi, Ancelotti nuk do të marrë drejtimin e asnjë skuadre tjetër për një farë kohe.
‘Tani jam me pushime dhe do t jetoj futbollin nga distanca-tha Ancelotti-nuk do të kërkoj asnjë skuadër tjetër për 10 muajt e ardhshëm’.
Emri i Carlo ancelottit është përmendur shpesh si pretendenti potencial për të marrë drejtimin e një skuadreje Kombëtare, por kjo teori është hedhur menjëherë poshtë prej tij.
‘Unë të drejtoj një kombëtare?Të them të drejtën, pas pushimeve do të doja të kthehesha në pankinën e një klubi pasi më pëlqen puna e përditshme me skuadrën-vijoi Ancelotti-Përsa i përket Italisë do ta merrja drejtimin e saj në momentin kur të më ketë ikur dëshira për të punuar në klub’
Sfidanti.al