Shi dhe suferin në nisje të Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1. Moti nuk po mban aspak për pilotët në një pistë të shpejtë ku rrezikshmëria është e lartë, por ndërsa protagonistët shqetësohen, mekanikët gjejnë mënyra për të hedhur tej mërzinë e shiut. Fotografët nuk fiksuan vetëm momentet e pilotëve në pistë, siç ishte Ljuis Hamilton, më i shpejti i seancës së dytë të provave, por edhe disa mekanikë që kishin bërë një shpikje. Ata kishin krijuar varka prej letre special (origami) që i reziston shiut. Përsa i përket konkurrimit, vetëm 45 minuta ishte e mundur të zhvillohej dhe Hamilton tregoi mjeshtërinë e tij të zakonshme në shi.
Sfidanti.al