Ferrari, kambio e Vettel shpëton; s’ka penalizim në Japoni

Te Ferrari lehtësohen të gjithë. Kambioja e  makinës SF70-H e Sebastian vettel nuk pësoi dëmtime të mëdha pas përplasjes me Lance Stroll në pëfundim të Cmimit të Madh të Malajzisë. Në Maranello nuk gjetën problematike në kambion që Kokëkuqja Italiane kishte në Sepang, kështu që ai do rë përdoret edhe në japoni në provat e lira. Në stafin teknik të Ferrarit ka optimizëm dhe askush nuk e mendon zëvendësimin e kambios, që do të thotë se për Vettel nuk do të ketë penalizim në startin e garës në Suzuka. Por jo vetëm kaq, mësohet se në maranello është analizuar edhe motori i makinave të vettel e raikkonen që patën probleme bë Sepang. Ndërkaq, materiali  i nevojshëm është dërguar në japoni për garën e kësaj fundjave në vendin aziatik.

Sfidanti.al