Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, ka shënuar një start mjaft të mirë në historinë e “djajve të kuq”, duke shënuar 10 gola në 9 ndeshjet e para të Mançester Junajtidit. Lukaku, në Premier Ligë, në 6 ndeshje shënoi po aq gola, ndërkohë që në dy ndeshje të LK-së ka shënuar 3 gola, ndërsa ka shënuar edhe kundër Realit të Madridit në finalen e Superkupës evropiane që fitoi 2-1 ekipi spanjoll ndaj Mançester Junajtidit në Shkup. Në këtë mënyrë, Lukaku theu rekordin të Bobi Carltonit të vitit 1956, kur legjenda e Junajtidit, në 9 ndeshje, shënoi 9 gola, ndërkohë që Van Persi, më 2012, shënoi 7 gola në 9 ndeshje. Para tij, Ibrahimoviçi, në 20 ndeshje, kishte shënuar 10 gola.
Romelu Lukaku erdhi në “Old Trafford”, gjatë kësaj vere, pasi për të klubi i Junajtidit pagoi 75 milionë euro.