Valverde do një tandem të Premier Ligës, madje edhe pa para!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka një plan interesant sesi ta forcojë ekipin e vet, gjatë verës së ardhshme. Trajneri i ekipit katalonjas ia “ka hedhur syrin” dy lojtarëve të Premier Ligës angleze, të cilëve u skadon afati në fund të këtij sezoni, pra, verën e ardhshme, me qëllim që t’i sjellë ata pa paguar para në “Kamp Nou”! Fjala është për Mesut Ozilin e Arsenalit dhe Ander Ereran të Mançester Junajtidit që nuk i kanë nënshkruar ende kontratat e reja që, midis të tjerave, do të thotë se ata mund të nënshkruajnë që, këtë janar, një paramarrëveshje me ndonjë klub tjetër.

Valverdes i pëlqen mënyra sesi luajnë Ozili dhe Erera, ndërsa beson se ata të dy do të mund të përshtaten shumë me ekipin e tij. Sikurse thuhet, edhe kryesia e Barcelonës është e interesuar që të sjellë pa para lojtarë të rinj në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al