Lorenzo Insigne donte të bënte një dedikim për Milik të dëmtuar, por gjesti i tij emotiv u kthye në një episod komik. Gjithcka ndodhi në sfidën e Ligës së Kampioneve mes Napolit dhe Feyenoordit ku Insigne shënoi edhe golin e parë të sfidës në minutën e shtatë për t’iu drejtuar pjesës anësore të fushës për të marrë fanelën e Milik për dedikimin e tij. Pikërisht këtu qëndron edhe komikja, pasi Insignes nuk iu dha fanela e Milik në atë moment, por e Zielinskit. Italiani kuptoi gabimin dhe e ndërroi menjëherë. Por kjo nuk pengoi që imazhi i këtij momenti të bëjë xhiron e botës, ndërkohë që në rrjetet sociale nuk u kursyen aspak ironitë.
sfidanti.al