Tashmë kanë hyrë në histori, jo vetëm sepse skuadra e zezë është bërë shumë e dashur për publikun, për paraqitjen e saj spektakolare në fillim të çdo ndeshje, gjë që ka krijuar shumë afrimitet me ndjekësit në të gjithë globin. Përfaqësuesja e Zelandës së Re në regbi ka mundur Australinë 37-10, në një takim të diskutuar në Auklend, një sukses ky që i fut kampionët e botës në regbi, në librin e rekordeve. Zelanda e Re bëhet përfaqësuesja e parë që fiton 18 ndeshje rresht.